BE e shqetesuar per perdorimin e pasaportave ne vrasjen ne Dubai
Albeu.com
Bashkimi Evropian thotë se është “ekstremisht i shqetësuar” për përdorimin e pasaportave evropiane në vrasjen e komandnantit të Hamasit në Dubai. Këtë deklaratë e dha Miguel Moratinos, ministër i jashtëm i Spanjës, e cila e kryeson ...... presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, me të arritur në Bruksel, për takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së. Pritet që gjatë ditës së sotme, ministri i jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman, do të takohet me zotin Morations dhe me disa ministra të jashtëm të tjerë evropianë, për të ofruar shpjegime lidhur me akuzat për përdorimin e pasaportave britanike, irlandeze, franceze dhe gjermane, në vrasjen e pjesëtarit të Hamasit, Mahmud al-Mabhuh, në janar në Dubai.
Shtuar më 22/02/2010, ora 18:13
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori