Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka kërkuar nga Qeveria e
Kosovës që menjëherë të hiqet taksa prej 100 për qind për mallrat e
importuara nga
Serbia dhe Bosnja.
Duke e quajtur “shkelje të
marrëveshjes së CEFTA-s”, Mogherini ka thënë se ky vendim është kundër frymës së
Marrëveshjes për Stabilizim Asociim mes BE-së dhe
Kosovës.
“Vendimi i sotëm i Qeverisë së
Kosovës për të rritur taksën ndaj mallrave të
importuara nga
Serbia dhe Bosnja për 100 për qind është shkelje e pastër e CEFTA-s dhe frymës së
Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim mes Bashkimit Evropian dhe
Kosovës. Ajo përkeqëson situatën pas vendimit të parë prej 10 për qind javën e kaluar. Qeveria e
Kosovës duhet menjëherë të anulojë këto vendime”, ka thënë ajo.
E megjithatë Kosova vazhdimisht po nënvlerësohet nga BE pasi edhe pse ka përmbushur kushtet nuk po i jepet liberalizimi i vizave. Ndërkaq nga ana tjetër
Serbia vazhdon e qetë luftën e saj ndaj
Kosovës dhe po përparon drejt integrimit evropian.
Shtuar më 21/11/2018,
ora 19:33