BE: Do tё ndёrpresim negociatat nёse USMZ nuk bashkëpunon me Hagën
Pëlqej
Albeu.com
Komisioni Evropian ka konfirmuar se do tё ndёrprejё bisedat e stabizlim- ascoiimit me Unionin Serbi-Mali i Zi pёr shkak tё mungesёs sё bashkёpunimit tё autoriteteve tё Beogradit me Tribunalin e Hagёs.Komisioneri evropian pёr zgjerim Oli Rehn cili rreth kёsaj çёshtjeje do tё diskutojё tё hёnёn me ministrat e jashtёm tё Bashkimit Evropian ka konfirmuar se do tё propozon suspendimin e negociatave, sepse siç u shpreh, ndёrprerja e negociatave ёshtё e pashmangshme nёse Serbia nuk pёrmbushё obligimin ndёrkombёtar.

Me bashkёpunim tё plotё me Tribunalin e Hagёs, zyrtarёt e Bashkimit Evropian nёnkuptojnё arrestimin e menjёhershёm tё gjeneralit tё arratisur Ratko Mladiq tё akuzuar pёr gjenocid. Duke iu drejtuar deputetёve tё Parlamentit Evropian, komisioneri Rehn ka nёnvizuar se suspendimi i negociatave do tё jetё i pakufizuar dhe se ato mund tё vazhdojnё vetёm nёse Serbia e plotёson kushtin lidhur me Gjykatёn e Hagёs. Me kёtё rast, ai tёrhoqi vёrejtjen se Serbia nuk guxon nё asnjё rast qё tё shfrytёzojё problemin e Kosovёs si arsyetim pёr mosbashkёpunim. I pyetur nёse pavarёsia e mundshme e Kosovёs mund tё shёrbejё si presedan pёr rastet nё tё ardhmen Oli Rehn u shpreh: “Presedani ёshtё presedan pёrderisa nuk paraqitet ndonjё tjetёr. Të mos harrojmё se ku janё rrёnjёt e krizёs nё Kosovё. Ato qёndrojnё nё heqjen kundёkushtetuese tё autonomisё sё Kosovёs, kur pasuan edhe ngjarjet tragjike atje. Ndonёse qeveria aktaule serbe nuk ёshtё pёrgjegjёse pёr ato ngjarje tragjike, megjithatё ajo pёrherё do ta ketё mbi supe kёtё çёshtje”, porositi Oli Rehn. rtk
Shtuar më 24/02/2006, ora 12:03
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori