BE diskuton për proceset në Kosovë
Albeu.com
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian takohen në Salzburg të Austrisë për të diskutuar mes të tjerash marrëdhëniet me vendet e Ballkanit, në prani të ministrave të jashtëm të vendeve ballkanike.Burime nga Brukseli kanë bërë të ditur se përveç shefit të UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen është ftuar të marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.


Ndërkaq ministrave të BE-së do t'u flasë edhe i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari. Në takim do diskutohen problemet që lidhen me statusin e Kosovës dhe bisedimet që janë në proces e sipër si dhe referendumin e Malit të Zi për pavarësi që është paraparë për 21 maj. Ky vit është cilësuar nga shefja e diplomacisë austriake, vendi i së cilës ka dhe kryesinë e rradhës së Unionit, si kyç për Ballkanin. Burimet diplomatike njoftojnë se Bashkimi Evropian do vazhdojë të kërkojë nga vendet e rajonit që të bashkëpunojnë plotësisht me Gjykatën e Hagës për ish Jugosllavinë. Pritet që shefat e diplomacive të vendeve evropiane të përsërisin angazhimin se dyert e Bashkimit Evropian mbeten të hapuara për vendet ballkanike, por pa caktuar afate kohore. rtk
Shtuar më 10/03/2006, ora 10:37
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori