BE: Deputetët mbajnë përgjegjësi për Reformën në Drejtësi
Lidhur me dështimin e takimit Rama-Basha për Reformën në Drejtësi, pas Ambasadës Amerikane në Tiranë edhe Bashkimi Europian ka lëshuar një deklaratë.

"Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasadat e Shteteve Anëtare të BE-së në Tiranë shprehin keqardhjen që udhëheqësit politikë në Shqipëri nuk mundën të arrinin të hënën një marrëveshje për Reformën në Drejtësi.

Ne e mbështesim fort vazhdimin e procesit demokratik për të siguruar miratimin e propozimit aktual legjislativ, i cili përputhet plotësisht me standardet evropiane dhe angazhimet e Shqipërisë ndaj BE-së.

Të gjithë anëtarët e Kuvendit mbajnë përgjegjësi të veçantë para shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që kërkojnë një gjyqësor të pavarur, profesional, të paanshëm dhe efektiv.

Ne e nxisim Shqipërinë të ndërmarrë hapat e nevojshme për miratimin e paketës ligjore për Reformën në Drejtësi". /albeu.com/


Shtuar më 08/06/2016, ora 17:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori