BE Bershes: Nuk duhet te aplikoni para zgjedhjeve
Pëlqej
Albeu.com
Bashkimi Evropian i ka sugjeruar qeverise shqiptare qe aplikimi per statusin e vendit kandidat ne BE te behet ne pjesen e dyte te vitit te ardhshem, ose me sakte pas zgjedhjeve parlamentare te 2009-es.
Zyrtare te Brukselit i kane rekomanduar autoriteteve te Shqiperise dhe Malit te Zi qe te mos nguten per kerkesen zyrtare per te perfituar statusin e vendit kandidat ne BE.

Zyrtaret e konsiderojne si te arsyeshem aplikimin e Shqiperise per te kerkuar statusin e vendit kandidat, pas perfundimit te procesit elektoral, qe do te zhvillohet ne veren e vitit te ardhshem, i cili duhet te plotesoje te gjitha standardet nderkombetare, nga organizimi, funksionimi, perfundimi dhe instalimi i Parlamentit dhe qeverise se ardhshme.

Shqiperia aktualisht eshte ne stadin e vendit aspirant, qe pret ratifikimin e Marreveshjes se Stabilizim Asocimit, edhe nga shtate shtete te BE-se. Aktualisht, MSA-ne e kane ratifikuar 22 vende. Pas kesaj faze do te nise hyrja ne fuqi dhe zbatimi i ketij dokumenti shume te rendesishem.

Ne ditet e para te muajit dhjetor, perkatesisht me 2,3 dhe 4 dhjetor, ne Bruksel do te mbahet nje takim i nivelit te larte i Komitetit te Perbashket BE-Shqiperi (Joint Committee).

Komisioneri Evropian per zgjerimin ne BE, Olli Rehn, i ka perseritur per te disaten here qeverise shqiptare detyrimin per zgjedhjet parlamentare te vitit te ardhshem. Ne nje takim te zhvilluar ne Bruksel mes Rehn dhe shefit te diplomacise shqiptare, Lulzim Basha, komisionari i BE-se beri te qarte rolin qe kane zgjedhjet e vitit 2009 per integrimin evropian te vendit tone.

Sipas Rehn, si qeveria ashtu edhe opozita duhet te angazhohen seriozisht per zgjedhjet e vitit te ardhshem, si dhe duhet te bejne me shume per pavaresine e institucioneve. Rehn tha gjithashtu se lufta ndaj krimit te organizuar e korrupsionit eshte nje sfide qe duhet fituar. (tch)
Shtuar më 26/11/2008, ora 17:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori