BDSH reagon kunder diskriminimit te BFI-se
Albeu.com
BDSh përmes një deklarate për shtyp dënon diskriminimin e BFI-së nga ana e intituscioneve shtetërore. Në komunikatën për shtyp thuhet se arrestimet arbitrare të komanduara nga qarqet politike dhe proceset e montuara gjyqësore kundër shqiptarëve në Maqedoni nuk janë fshehtësi për askënd.,.. Siç nuk janë fshehtësi as motivet e urrejtjes etnike dhe fetare që i shoqërojnë këto dënime.
Koordinimi i politikës ekstreme antishqiptare dhe i fundamentalizmit ortodoks maqedonas dita ditës është duke marrë përmasa shqetësuese.
Vendosja e gurëthemelit të Gjykatës Themelore në Shkup me ceremonitë e bekimit nga Kreu i Kishës Ortodokse të Maqedonisë dhe nga diktatorët e VMRO-së në krye me Nikolla Gruevskin, janë sinjale alarmi për demokracinë e këtij vendi dhe stabilitetin e kësaj pjese të Ballkanit.
Situatën e bën edhe më shqetësuese indiferenca e forcave që pretendojnë se janë për demokratizimin e vendit nga njëra anë dhe përfaqësuesve të institucioneve demokratike ndërkombëtare në Shkup, nga ana tjetër.

Kjo indiferencë inkurajon koordinatorët e dy ekstremeve (ekstremit politik maqedonas dhe fundamentalizmit ortodoks) që të vazhdojnë politikën antishqiptare.
Shprehja popullore shqiptare se « çdo gjë këputet prej së holli, vetëm zullumi prej së trashi » merr kuptimin e plotë në këtë kontekst.

Që t’i jepet fund këtij zullumi antishqiptar në Maqedoni bashkërenditja e veprimtarisë politike dhe kombëtare në përgjithësi është e domosdoshme.
Bashkimi Demokratik Shqiptar shpreh brengosjen e thellë për indiferencën e forcave politike shqiptare që nuk po gjejnë një konsensus minimal përballë këtij agresioni antishqiptar në Maqedoni.

Të gjithë ata që pengojnë bashkërenditjen e veprimtarisë politike dhe kombëtare shqiptare përballë politikës së diskriminimit më të rëndë racial në Evropë janë bashkëpërgjegjës në politikën antishqiptare në Maqedoni.
Shtuar më 31/05/2010, ora 11:29
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori