BDSH reagon kunder arrestimeve te policise maqedonase
Pëlqej
Albeu.com
Bastisjet dhe arrestimet e mbremshme nga ana e policise maqedonase, Bashkimi Demokratik Shqiptar ne Maqedoni i ka cilesuar si terror policor kundër shqiptarëve në Maqedoni.Ja deklarata e plote per shtyp e BDSH-se, nenshkruar nga Kryetari i saj, Z. Bardhyl Mahmuti:

Sulmi i djeshëm ndaj njësisë policore ALFA, me ç’rast një polic u vra dhe dy u plagosën, shërbeu si pretekst i radhës për të ndërmarrë operacione të përmasave të gjëra të dhunës dhe terrorit kundër shqiptarëve në Maqedoni.
Qeveria e Maqedonisë, e vetëdijshme për dhunën permanente të këtyre njësive policore kundër shqiptarëve, enda pa filluar hetimet dhe pa gjetur ekzekutorët e këtij atentati drejtuan gishtin kundër shqiptarëve.
Përmes gojës së Ministres së Brendshme Gordana Jankulloska Qeveria e Maqedonisë përcaktoi motivet e sulmit si “hakmarrje për ndonjë aksion të mëparshëm të njësitit ALFA”.
Ky qëndrim i institucioneve shtetërore të Maqedonisë sinjalizoi urdhrin e rifillimit të operacioneve të dhunës dhe terrorit policor kundër shqiptarëve.
Bllokimi i të gjitha pikat kufitare në drejtim të Kosovës dhe Shqipërisë dhe maltretimi i kalimtarëve shqiptarë;
Shtimi i prezencës së policisë dhe aparateve të dhunës në vendbanimet shqiptare në nivelin e prezencës që kishin gjatë luftës së vitit 2001;
Shtetrrethimi i pashpallur i vendbanimeve shqiptare të Shkupit me rrethinë dhe të Kumanovës me rrethinë;
Shqiptarët përjetuan një natë tmerri dhe terrori : dhunë dhe maltretime, bastisje dhe arrestime gjatë tërë natës.
Nëse dëshmohet se atentati i djeshëm ishte, siç pretendojnë autoritetet shtetërore të Maqedonisë, “hakmarrje për ndonjë aksion të mëparshëm të njësitit ALFA” kjo imponon rishikimin e politikës së dhunës që këto njësi policore kanë ushtruar në vazhdimësi kundër shqiptarëve.
Rishikimi i politikës së dhunës imponohet edhe nga raportet e shpeshta të dhunës që denoncon Komitetit i Helsinkut për të drejtat e njeriut në Shkup.
Rishikimi i politikës së dhunës imponohet edhe nga fakti se kjo dhunë denoncohet edhe nga autoritetet e BE-së të cilët, përmes Raportit të fundit të 5 nëntorit 2008, kërkojnë që të ndiqen autorët e dhunës policore.
Bashkimi Demokratik Shqiptar dënon dhunën dhe alarmon institucionet ndërkombëtare se kjo logjike e dhunës që ushtrohet ndaj shqiptarëve rrezikon që të gjenerojë dhunë dhe të hymë në një spirale dhune të pakufi.
Përgjegjës të drejtpërsëdrejti për vrasja e djeshme të Afrim Arifit janë institucionet shtetërore të Maqedonisë që refuzojnë reformat në Ministrinë e Punëve të Brendshme në përputhje me rekomandimet e BE-së.

Dhuna e vazhdueshme e këtyre njësiteve të policisë “pa uniformë” që vazhdimisht kanë qenë instrumente dhune në duart e partive politike në pushtet kanë sjellë si rezultat perceptimin e akronimit “ALFA” si akronimi “GESTAPO”.
Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon shpërndarjen e njësiteve policore ALFA dhe ndërprerjen e menjëhershme të dhunës shtetërore kundër shqiptarëve.
Shtuar më 27/11/2008, ora 20:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori