BDSH ofron model per gjuhen shqipe ne Maqedoni
Albeu.com
BDSH zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni e sheh nëpërmjet respektimit të shumëllojshmërisë gjuhësore, që është njëra nga shtyllat themelore të konceptit të BE-së.
"Respektimi i shumëllojshmërisë gjuhësore përben njërën nga shtyllat themelore te demokracisë dhe kulturës evropiane. Përmes nenit 22 te Kartës së Evropës që ritheksohet edhe në rezolutën e Këshillit të Evropës (14 shkurt 2002) respektimi i diversitetit gjuhësor merr një rol të veçantë në integrimet shoqërore, ekonomike dhe politike, sidomos në projektin e Evropës së zgjeruar", ka bërë të ditur për agjencinë INA, kryetari i kësaj partie, Bardhyl Mahmuti.

Sipas tij, jo vetëm gjuhët e popujve numerikisht të mëdhenj (gjermanët me mbi 80 milionë banorë) por edhe gjuhet e popujve numerikisht te vegjël konsiderohen gjuhë zyrtare të Bashkimit Evropian.

"Shembulli i Maltës me 387.000 banorë, Estonisë, me 1.4 milion banorë, Sllovenisë me 2 milionë banore, Letonisë me 2.4 milionë banorë e kështu me radhë që të gjitha konsiderohen si gjuhë zyrtare dhe si trashëgimi e vlefshme kulturore e kontinentit tonë. Shtetet që kanë integruar logjiken e diversitetit etnik dhe të legjitimitetit nga poshtë-lart, aplikojnë këtë këndvështrim jo vetëm në relacion me institucionet e Bashkimit Evropian por edhe në kuadër te territoreve të tyre kombëtare.
Shtuar më 14/02/2010, ora 03:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori