BDSH e gatshme për zgjedhjet parlamentare
Albeu.com
Shtabi Zgjedhor Komunal i BDSH për Gostivar në konferëncën e sotme për media deklaroi se janë të përgatitur për zgjedhjet e parakoshme parlamentare dhe se kanë ndërmarr të gjitha ...Shtabi Zgjedhor Komunal i BDSH për Gostivar në konferëncën e sotme për media deklaroi se janë të përgatitur për zgjedhjet e parakoshme parlamentare dhe se kanë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme përgatitore që ndaj kësaj sfide të jepin përgjigjen adekuate.
“Duke u ndërlidhur me këto më lartë Bashkimi Demoratik Shqiptar dega në Gostivar morri një sërë aktivitetesh dhe fillimsht me këtë degë dhe me nëndegët egzistuese formoi Shtabin Zgjedhor Komunal të BDSH për komunat Gostivar dhe Vrapçisht.Struktura e krijuara gjat muajve që lëmë pas kanë marrë të gjitha udhëzimet e nevojshme që në këto zgjedhje të ushtrojnë aktivitetet e tyre konform qëndrimeve të Shtabit të përgjithshëm Zgjedhor të Bashkimit Demokratik Shqiptar dhe sipas nevojës të hap shtabe dhe zyra lokale nëpër vendbanime të ndryshme.Deri në këtë moment janë të përgatitura një sërë e materialeve propaganduese,disa zyra-shtabe lokale si dhe kemi listën e miratuar të kandidatëve nga Gostivari”, deklaroi Udhëheqësit të Shtabit Zgjedhor Komunal të BDSH për Gostivar.
Ai theksoi se populli shqiptar meriton një alternativë të re ku mandati i popullit do të shfrytëzohet për interesa të përgjithshme. (INA)
Shtuar më 12/05/2008, ora 05:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori