BDSH denon vendimin e Gjykates Supreme per rastin e Brodecit
Albeu.com
Bashkimi Demokratik Shqiptar ka reaguar kundër vendimit të Gjykatës Supreme të Maqedonisë, i cili ka vërtetuar si të plotfuqishëm dënimin prej 190 vjet burg ndaj të dënuarve për “Rastin e Brodecit”.Sipas BDSH-së, me këtë veprim Gjykata i ka bërë të plotfuqishme metodat mesjetare të hetuesisë maqedonase dhe dëshmon natyrën antishqiptare të institucioneve të shtetit.
"Bashkimi Demokratik Shqiptar dënon këtë funksionimin antishqiptar të institucioneve të shtetit maqedonas dhe apelon në domosdoshmërinë e mobilizimit të gjithëmbarshëm kombëtar për ndërprerjen e dhunës dhe diskriminimit që ky shtet aplikon ndaj shqiptarëve", thuhet në kumtesën e kësaj partie.
BDSH vlerëson se veprimet e këtilla të diskriminimit racial ndaj shqiptarëve, parasëgjithash janë fatale për vetë shtetin e Maqedonisë dhe padyshim që çojnë drejt destabilizimit rajonal.
"Ato janë kundër aspiratave euro-atlantike të Maqedonisë dhe standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut", shtohet në kumtesë.
Shtuar më 28/02/2010, ora 17:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori