BDK reagon kunder deklarates se Ahmetit per "protesten nacionaliste"
Albeu.com
Partia Bashkimi Demokratik Kombëtar reagon ashpër ndaj vlerësimit të djeshëm të kreut të BDI-së Ali Ahmeti, se organizimi i protestave kombëtare më 23 qershor, në sheshin Skenderbeu në Shkup, me kërkesën e vetme për...... barazi të plotë juridiko kushtetuese të shqiptarëve në Maqedoni, paraqet qëndrim radikal nacionalist.
Me anë të këtij reagimi i bëjmë me dije Ali Ahmetit, se me deklaratën e fundit në emisionin ‘Rruga Drejt’ në Alsat, është shqiptari i parë dhe shpresojmë se do të jetë i fundit, që e quan radikale dhe nacionaliste, kërkesën e shqiptarëve për barazi të plotë me maqedonasit, kërkesë të cilën shqiptarët e këtushëm përfshirë edhe anëtarët dhe simpatizuesit e partisë së Ahmetit, po e përsërisin plot dy dekada. Kur Ahmeti vlerëson se protestat me karakter kombëtar kanë për qëllim kthimin e dikujt në skenën politike, parashtrohet pyetja mos vallë edhe lufta e 2001-shit, kishte të njëjtin qëllim? Prandaj i mbetet opinionit shqiptarë të vlerësoj se kush ka të drejtë në këtë rast, ata që angazhohen për barazi të plotë juridiko kushtetuese të shqiptarëve, apo ata që kundërshtojnë këtë” thuhet në reagimin e Bashkimit Demokratik Kombëtar.
Kjo parti fton strukturat e BDI-së përfshirë deputetët, kryetarët e komunave dhe anëtarët dhe simpatizuesit e saj, që të mbështesin protestat e 23 qershorit, të cilat qëllim të vetëm kanë barazinë e plotë juridiko kushtetuese të shqiptarëve.
Shtuar më 12/06/2009, ora 21:04
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori