BDK pergenjeshtron MPB-ne rreth protestes se neserme
Albeu.com
Bashkimi Demokratik Kombëtar, përgënjështron njoftimet e djeshme në media, se gjoja protesta e nesërme në Shkup nuk është paraqitur në Ministrinë e Brendshme.BDK- ja bën të ditur përmes një komunikate se MPB-ja është njoftuar në kohë për mbajtjen e protestës dhe për këtë disponon edhe vërtetimin nga Stacioni Policir Bit Pazar. “ Protestat janë me karakter demokratik dhe paqësorë dhe kanë për qëllim shprehjen e zërit të popullit shqiptar në vend, ndaj falsifikimit të historisë shqiptare, por edhe ofendimeve që i bëhen popullit tonë dhe miqve tanë perëndimor. Prandaj apelojmë tek të gjith pjesmarrësit në protesta, të cilat do të fillojnë nga Qendra Teregtare Çairçanja, për të përfunduar para Qeverisë së Maqedonisë, të respektojmë rregullat demokratike, me çka edhe një herë do të konfirmonim se jemi një popull me një kulture të lashtë dhe civilizim euro-perëndimor” thuhet në komunikatën e BDK-së. (alsat-m)
Shtuar më 30/09/2009, ora 20:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori