BDI: Zgjidhni ceshtjen e emrit ose ne ...
Albeu.com
Nëse deri në fund të vitit nuk zgjidhjet çështja e emrit, dhe nuk lëvizin proceset integruese të vendit në NATO dhe BE, shqiptarët do të kërkojnë alternativa të tjera. Kështu ka deklaruar nënkryetarja e BDI-së ...... Teuta Arifi, në emisionin rruga Drejt në ALSAT, i cili do të transmetohet sonte në mbrëmje, në 20.30.
BDI ka shpenzuar sipas saj, kohën e qëndrimit në linjë të drejtë, në raportet me partnerët e koalicionit, dhe se tani është momenti të ndryshojë raportet politike, me VMRO-DPMNE. Kush nuk merr parasysh nëse popullit u merret perspektiva euro-atlantike, atëherë në mënyrë të drejtpërdrejtë rrezikohet ekzistenca e shtetit, ka thënë Arifi. Të gjitha hapat e mëtejshëm të shqiptarëve, do të jenë siç kanë qenë, në koordinim me SHBA-në dhe BE-në.
“Unë mendoj se BDI grejs periudhën që e kishte për të kalkulu domethënë me këto raporte, e kishte deri në zgjedhjet lokale edhe ajo grejs periudhë përfundon, periudha e presionit dhe rinegociimit të pozitave tona duhet ta shfrytëzoj kohën e verës eventualisht vjeshtën dhe deri në përfundim të disa muajve që vijnë ose duhet të përcaktohen apo të përcaktohen pozitat që i kemi ose ne duhet të shohim alternativa tjera. Mendoj se hapësira, si të them, kalkuluese e shqiptarëve në Maqedoni nuk zgjatë më shumë se ky vit, ajo krijon tensione të panevojshme dhe krijon tensione tejet të panevojshme etnike”, deklaroi Arifi.
Sipas saj, edhe shqiptarët edhe maqedonasit kanë shumë tema në të cilat nuk pajtohen njëri me tjetrin, ndoshta edhe shumë gjatë kohë nuk do të pajtohen njëri me tjetrin por ama i vetmi koncept që këto dy kombe i nxjerr në dritën e vërtet është NATO dhe Bashkimi Evropian. Në qoftë se popullatave, edhe shqiptare edhe maqedonase ua merrni këtë perspektivë, atëherë çdokush që do tua marrë këtë perspektivë, pa marrë parasysh arsyet e veta politike e rrezikon në mënyrë të drejt për drejt ekzistencën e shtetit edhe kjo domethënë është e palejueshme.
“Për këtë arsye konsideroj se do të ketë pjekuri politike edhe në anën maqedonase edhe në mendimet alternative brenda VMRO-DPMNE-së, edhe brenda komunitetit ndërkombëtar edhe brenda shqiptarëve për të dalë edhe njëherë prej kësaj situate të rrezikshme e cila nuk mund, nuk mund të qëndroj shumë... në qoftë se eventualisht gjërat do të mbeteshin komplet të palëvizura që unë nuk mendoj se do të mbesin bash ashtu, atëherë do të duhet që shqiptarët të ulen dhe ta shohin dhe të vijnë në përfundimet e tyre, çka edhe në çfarë mënyre duhet të ndihmohet ky proces, normalisht gjithmonë duke u konsultuar me komunitetit ndërkombëtarë, me përfaqësuesit e SHBA-ve dhe BE-së si partnerët kryesor të shqiptarëve në rajon. Nuk mendoj se shqiptarët duhet ti bëjnë hapat e tyre politik krejtësisht vet, nëse në anën tjetër ka aventurist politik që mendojnë se se duhet Amerika dhe Evropa, shqiptarët nuk duhet të mendojnë ashtu...”, deklaroi nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi për Alsat-M.
Shtuar më 28/05/2009, ora 21:22
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori