BDI vazhdon me takimet me qytetaret
Albeu.com
Gjashtëmbëdhjetë delegacione të funksionarëve shtetërorë të BDI-së në 16 komuna shqiptare në Maqedoni kanë vazhduar dje me bisedimet me qytetarët për problemet konkrete të tyre dhe për gjendjen aktuale në shtet.
Zëvendëskryemistri Abdulaqim Ademi dje ishte në komunën e Tetovës, i shoqëruar nga deputetë të BDI-së nga kjo zonë, ku u takua me shumë qytetarë, me të cilët ka bisedur për problemet e tyre, i ka njoftuar për aktivitetet e Sekreatriatit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, të ministrive, punët që kanë bërë ministrat dhe funksionarët tjerë në këtë kohë të qeverisjes.

Ademi ka kërkuar nga qytetarët t'ua parashtrojnë të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen të gjithë funksinarëve të BDI-së, duke shtuar se ata janë në funksion të qytetarëve dhe me këtë rast ai u ka sqaruar qytetarëve se çdo të shtunë qytetarët do të kenë mundësi të takohen në rotacion.

Qytetarët e Tetovës kanë qenë të interesusr për problemet e përditshme, politike dhe arsimore, ata kanë kërkuar të njoftohen për dinamikën e punësimit të shqiptarëve në vitin 2010.

Me këtë rast, Ademi u ka sqaruar se dinamika gjatë vitit 2010 do të vazhdojë me të njejtën tempo siç ka qenë në vitin 2009, se mjetet nga buxheti i Republikes. (ina)
Shtuar më 14/02/2010, ora 17:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori