BDI: Situata ne Maqedoni mund te jete 2 here me keq se ne vitin 2001
Albeu.com
BDI me ane te nje deklarate ne faqen e saj te internetit paralajmeron perkeqesim te situates ne Maqedoni dy here me keq se ne 2001.Ne Deklarate thuhet se: «Bashkimi Demokratik për Integrim, duke analizuar propozimin për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, veçanrisht për vendet e rezervuara për bashkësitë e vogla etnike dhe votimin e qytetarëve të RM-së që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit, në mbledhjen e fundit të saj konstatoi se:

• BDI-ja si mbrojtëse e të drejtave kombëtare, gjithmonë është pajtuar me respektimin e të drejtave të të gjitha bashkësive etnike por konsideron se duke garantuar të drejtat për njërën bashkësi etnike nuk duhet lejuar që të rrezikohen të drejtat e bashkësive tjera etnike.
• Ky propozim i Qeverisë është i ngutshëm dhe joserioz.
• Me këtë thehet parimi kryesor për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të të gjitha bashëksive etnike e garantuar në Kushtetutë.
• Për çështje të rëndësishme siç është Kodi zgjedhor kërkohet koncenzus politik dhe etnik.
• Me propozimin për rritjen e numrit të deputetëve nga 120 në 133 do të ulet përqindja e deputetëve shqiptarë në Parlamentin e RM-së.
• Kjo seriozisht e hap ridefinimin e sistemit politik, për çka kërkohet shqyrtim publik dhe koncenzus i gjërë politik dhe etnik.
• Me propozimi për vende të rezervuara për bashkësitë e vogla etnike (gjithësejt 10 mandate), ulet relevanca e votës shqiptare në Parlament, veçanërisht Parimi i Badenterit.
• Me minimin e Parimit të Badenterit, si mekanizëm i vetëm për mbrojtje nga mbivotimi, rrezikohen seriozisht dispozitat dhe fryma e Marrëveshjes së Ohrit.
• Me këtë propozim, shumica Parlamenatre dëshiron që t`i përvetësojë bashkësitë e vogla etnike, me qëllim që të votojë Këshillin Gjyqësor Republikan.
• BDI-ja vlerëson se reformat në Gjyqësi nuk mund të bëhen pa përkrahje dhe koncenzus të gjërë, duke eleminuar partitë politike relevante dhe duke rezikuar të arriturat e deritanishme të Marrëveshjes së Ohrit.

Për të eleminuar qëllimin antishqiptar dhe për të vetëdijsuar shumicën Parlamentare, BDI-ja do t`i shfrytëzojë të gjitha mekanizmat juridik dhe demokratik. Për këtë qëllim, nëpërmjet Grupit Parlamentar, në Parlamentin e RM-së do të propozohen 4002 amendamente.

Pse pikërisht 4002PLUS, amandamente?

• 4002 është 2 herë 2001.
• Me këtë propozim situata politike kthehet para 2001.
• Me këtë propozim situata politike mund të përkeqësohet për 2 herë më shumë se në 2001-shin.
• Në 2001-shin u arrit Marrëveshja e Ohrit.
• Marrëveshja e Ohrit e përmban edhe Parimin e Badenterit dhe ai Parim nuk guxon të minohet.
• Janë arritur 2 Marrëveshje të cilat duhet të implementohen (Marrëveshja e Ohrit dhe Marrëveshja e 29 Majit, në mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së).
• Kjo duhet të paraqet goditje në kokë për 2 partnerët e koalicionit se duhet të implementojnë Marrëveshjen e Ohrit të aritur në 2001-shin. »
Shtuar më 05/09/2007, ora 21:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori