BDI shkon në zgjedhje me slloganin "Me ne fitimtarë"
Albeu.com
Ali Ahmeti, kryetar I BDI-së, kërkoi që Maqedonia pa hezitim ta njohë pavarësisë e Kosovës, jo sepse këtë e kërkon BDI-ja dhe shqiptarët, por se është interes shtetërorë."Me ne fitimtarë", është sllogani nën të cilin do të garoj në zgjedhjet e 1 qershorit Bashkimi Demokratik për Integrim. Kjo parti gjatë promovimit të kandidatëve për deputet tha se do të angazhohet për avancimin të drejtave të shqiptarëve. Ndërkohë që u përmendën edhe gabimet që ka bërë qeveria e kaluar siç janë acarimi i marrëdhënieve ndëretnike, përdorimi i dhunës në zonat shqiptare nga organet e sigurisë etj. Gjatë fjalimit të tij Ahmeti tha se partia e tij do të angazhohet që Maqedonia të njoh sa më parë shtetin e Kosovës.

Ali Ahmeti, kryetar I BDI-së, tha se implementimi I plotë I marrëveshjes paqësore të Ohrit, respektimi i njëri tjetrit dhe vetëdijesimi për shtetin e përbashkët është çelësi I stabilitetit politik të Republikës së Maqedonisë. "Stabiliteti politik hap rrugën e zhvillimit të ekonomisë dhe integrimeve euroatlantike të vendit", theksoi Ahmeti.
Sipas tij, njohja e pavarësisë së Kosovës nga Maqedonia duhet të bëhet pa asnjë hezitim, jo sepse këtë e kërkon BDI-ja dhe shqiptarët, por se është në vetë interesi i Maqedonisë si shtet.

Ndërkohë në emër të kandidatëve për deputet të pranishmëve foli nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi. Ajo tha se BDI-ja nuk do të lejoj edhe njëherë shkeljen e votës shqiptare.

"Për 18 muaj me radhë BDI-ja duhej të luftoj një koncept të mbrapsht i cili donte që shqiptarët ti kthente para pozitave të para luftës, të një bashkësie amorfe pa zë e pa zot. BDI-ja ju kundërvu këtij koncepti duke i dal zot edhe njëherë popullit të vet, duke iu përgjigjur atyre partive maqedonase dhe hyzmeqarëve shqiptarë se nuk do të lejojmë shkeljen e votës shqiptare", deklaroi nënkryetarja e BDI-së.

Ndërkohë Kryetari i shtabit zgjedhor të BDI-së Izet Mexhiti, tha se BDI-ja tashmë i ka kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe është drejt një fitoreje të re. Ndërkohë Bartës të listave të BDI-së e cila do të garoj në 5 njësi zgjedhore janë: Në njësinë 6, listën e deputetëve të BDI-së do ta kryesojë kryetari i saj Ali Ahmeti, përballë Menduh Thaçit, Bardhyl Mahmutit dhe Abdylhadi Vejseli. Njësinë e 5 e kryeson Fazli Veliu, të tretën Irfan Limani, të 2 Xhemal Jashari dhe të parën Blerim Bexheti. (Alsat-m)
Shtuar më 11/05/2008, ora 04:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori