BDI ringjalle Keshillin koordinues!?
Albeu.com
nga Bekim BuçiKryetari i BDI-se Ali Ahmeti do ta shqyrtojë mundësinë për ringjalljen e këshillit të përbashkët koordinues të subjekteve politike shqiptare, njoftojnë për “Lajm” burime partiake të cilat dëshirojnë të mbeten anonime.Të njëjtat burime thonë se Ahmeti gjatë javëve të ardhshme ka ndërmend të realizojë takime me liderët e partive tjera shqiptare, por edhe me përfaqësuesit ndërkombëtarë në Maqedoni për të sqaruar nevojën për ringjalljen e këtij këshilli. BDI e Ahmetit ka konstatuar se sfidat e reja me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Maqedonisë, kërkojnë një bashkërenditje të re të faktorit shqiptarë, posaçërisht për shkak të ngecjes brengosëse të procesit të integrimit euroatlantik të Maqedonisë.
Këshilli koordinues i subjekteve politike shqiptare funksionoi disa muaj në vitin 2001, pas përfundimit të konfliktit të armatosur. Mirëpo për shkak të mosmarrëveshjeve mes subjekteve të atëhershme që përbënin këtë Këshill, ai u shpërbë dhe asnjëherë nuk arriti të riformohet.
Ndryshe, kreu i BDI-së të dielën ka vendosur që Kongresi i partisë të mbahet në tetor, ndërsa deri atëherë duhet të kenë përfunduar të gjitha zgjedhjet partiake në të gjitha nivelet. Funksionarët e lartë të BDI-së në këtë mbledhje kanë janë pajtuar që në parti duhet të bëhen reforma të thella dhe se koha është për njerëz të ri në parti. Në partinë e Ahmetit bëjnë të ditur se nuk përjashtohet mundësia të ketë edhe ndryshime statutare.
Shtuar më 27/04/2009, ora 18:55
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori