BDI reagoi ndaj deklaratave te Menduh Thacit
Albeu.com
Bashkimi Demokratik për Integrim në mënyrën më të ashpër dënon dhe distancohet nga shpifjet që Menduh Thaçi i bëri në emisionin XO në televizionin Kanal 5 kundër kryetarit të degës së BDI-së për Çairin dhe anëtarin e kryesisë qendrore, Beqir Hasani.
"Ja kujtojmë Menduh Thaçit se më 1 qershor të vitit 2008, bandat e tij të mbështetura nga struktura të caktuara nga Ministria e Punëve të Brendshme ushtruan terror dhe dhunë mbi votuesit shqiptarë. Atë ditë mbi Beqir Hasanin u bë atentat për likuidim të tij dhe falë zotit ai mbijetoi. Nuk është hera e parë që Menduh Thaçi përpiqet të luajë rolin e të pafajshmit, por qytetarët dhe mbarë opinioni i brendshëm dhe i jashtëm e dijnë rolin e tij, implikimet e tij në zgjedhjet e vitit 2008 dhe askush nuk i beson tendencës së tij që viktimën e vërtetë, siç ishte Beqir Hasani dhe shumë qytetarë të tjerë të pafajshëm, t'i bëjë fajtorë", thuhet në reagimin e BDI-së. (lajm)
Shtuar më 10/02/2010, ora 04:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori