BDI publikoi prijësit e listave zgjedhore
Albeu.com
Lideri Ali Ahmeti do t'i prijë listës së BDI në rajonin e Pollogut, në dy njësit e Shkupit garojnë Blerim Bexheti dhe Xhemail Jashari, ndërsa në rajonion e Kërçovës, Strugës dhe Dibrës kandidohet Fazli veliu.
BDI në zgjedhjet e 1 qershorit do të garojë në 5 njësi zgjedhore dhe tani janë të njohur bartësit e listave. Kryetari i partisë Ali Ahmeti ashtu siç pritej do të kryesojë listën zgjedhore në njësinë numër 6, i përcjellur nga Teuta Arifi dhe Rafiz Haliti, në njësinë e parë zgjedhore bartës i listës do të jetë Blerim Bexheti pas të cilit radhitet Ermira Mehmeti. Në njësinë e dytë zgjedhore listën e BDI-së do ta klryesojë Xhemail Jashari ndërsa i dytë në këtë zonë do të jetë Safet Neziri , në njësinë tretë zgjedhore bartës do të jetë Irfan Limani ndërsa në njësinë e 5 zgjedhore bartës i listës do të jetë Fazli Veliu. Kryetari i Shtabit Zgjedhor Izet mexhiti tha se partia e tij angazhohet për fushatë të qetë dhe pa incidente.

kryetar i shtabit të BDI, Izet Mexhiti tha se partija e tij punon për të pasur një fushatë pa asnjë incident, fushatë dinjitoze dhe festive."Punojmë maksimalisht për të krijuar një klimë pozitive me qëllim të daljes sa më masovike të qytetarëve në zgjedhje. BDI në këto zgjedhje do të dal me nj ofertë dhe program ambicioz që u përgjigjet kërkesave të procesit politik", tha Mexhiti.

PDSH-ja pritet emrat e bartësve të listave t'i publikojë nesër kur edhe skadon afati për dorëzimin e listave zgjedhore ne KSHZ. Mirëpo megjithatë pritet që kryetari i kësaj partie të kryesojë listën zgjedhore në njësinë e 6 , ndërsa kryetari i nderit Arbën Xhaferi në njësinë e 5 zgjedhore. Gjithashtu pritet që bartës i listës në njësinë e parë zgjedhore të jetë nënkryetari i partisë Imer Selmani.

Bartësit e listave sot i ka publikuar edhe PPD-ja e cila ka vendosur në zgjedhjet e 1 qershorit të garojë vetëm në 3 njësi zgjedhore edhe atë një njësinë e 1, 2 dhe të gjashtë. Bartës të listave do të jenë Abdulhadi Vejseli, Ismet Ramdani dhe Eshref Iseni.

Zëdhënësi i PPD, Arijanit Hoxha njoftoi se partia e tij nuk do të kandidonte në zonën e 5 zgjedhore për të mos u shpërndarë votat. "Kemi një trup votues i cili megjithëse është i konsiderueshëm ne nuk do ta dalim me listë në atë zonë por do të përkrahim PDSH pasi që mendojmë se edhe pas zgjedhjeve do të vazhdoj qeveria aktuale të qeveris me RM do me thënë VMRO-DPMNE, PDSH dhe PPD do të jenë pjesë e qeveris edhe pas zgjedhjeve", theksoi Hoxha.

Më herët bartësit e listave i publikoi BDSH-ja e Bardhyl Mahmutit e cila do të garojë në 4 njësi zgjedhore dhe BDK-ja e Hysni Shaqirit e cila është në dilemë të paraqitet me kandidatë në 3 ose 4 njësi zgjedhore. (Alsat)
Shtuar më 02/05/2008, ora 19:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori