BDI promovoi mbrëmë kandidatët dhe programin zgjedhor
Albeu.com
Bashkimi Demokratik për Integrim mbrëmë në Metropolis Arena në Shkup me moton "Fitimtarë me ne" prezantoi kandidatët për deputetë dhe programin e saj politik për zgjedhjet e 1 qershorit.Kryetari i kësaj partie Ali Ahmeti theksoi se BDI në këto zgjedhje shpalos një program të saj konkret kombëtar për zgjidhjen e çështjes së hapur shqiptare dhe projekte ekonomike e zhvillimore.
Zëdhënësja e BDI-së, Ermira Mehmeti deklaroi se partia e tyre premton në krijimin e 100 mijë vendeve të reja të punës, investime të huaja në vlerë prej 2 miliardë dollarë, rritje ekonomike prej 6 deri në 8 për qind.
“Zgjidhja e çështjeve politike siç janë përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, statusi i pjestarëve të U]K-së dhe vazhdimësia e ndërtimit të shtetin demokratik sipas parimeve dhe frymës së Marrëveshjes së Ohrit janë përcaktimet themelore politike të BDI-së”, deklaroi Mehmeti. Ajo theksoi se si rezultat i kësaj kjo parti pret që të fitojë nga 18 deri në 20 vende deputetësh. Bartës të listës zgjedhore 1 është Blerim Bexheti, në njësinë 2 është Xhemal Jashari, në listën 3 Irfan Limani, në njësinë 5 Fazli Veliu dhe në njësinë 6 është Ali Ahmeti.
Shtuar më 12/05/2008, ora 05:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori