BDI prezantoi platformën zgjedhore
Albeu.com
Prioritet i partisë së Ahmetit janë Marrëveshja e Ohrit dhe ajo e Majit, e arritur mes kryeministrit Gruevski dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.Bashkimi Demokratik për Integrim prezantoi platformën e saj zgjedhore, e cila si pika kryesore përmban; anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO, pajtimin ndëretnik, sigurinë për shqiptarët, sigurimin e energjinë dhe zhvillim ekonomik, marrëdhëniet e mira me Kosovën dhe zhvillimin e komunave. Prioritet i partisë së Ahmetit janë edhe Marrëveshja e Ohrit dhe ajo e Majit, e arritur mes kryeministrit Gruevski dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

"Pika kulminante e Samitit të Bukureshtit, ku ne nuk arritëm të bëjmë hapin e fundit që të integrohemi në NATO…. Ne si prioritet numër një në 8 misionet që i prezanton BDI-ja për vitin 2008 si numër një e kemi Maqedonia në NATO – siguri për shqiptarët….Me hyrjen në NATO do të hapet perspektiva për investime për zhvillim dhe punësime të reja", tha anëtari i Kryesisë Qendrore të BDI-së Musa Xhaferi.

Zëdhënësja e BDI-së, Mehmeti përkujtoi se pikërisht mosrespektimi i vullnetit të popullit shqiptar, gjeneroi krizën politike e cila kulminoi me zgjedhjet e parakohshme.

"Shumica e re parlamentare që do të krijohet pas një qershorit. Shumica e re do të ketë një detyrë serioze me shumë përgjegjësi për të rehabilituar Republikën e Maqedonisë karshi partnerëve tanë ndërkombëtarë. Një detyrë serioze për të rindërtuar ose për të rikthyer imazhin e dëmtuar në sytë e partnerëve tanë ndërkombëtar. Imazh i dëmtuar i cili për pasoj ka krijuar një izolim të Republikës së Maqedonisë", theksoi Mehmeti.

Në programin zgjedhor të BDI-së është parashikuar edhe zgjidhja e çështjeve të hapura siç janë ligji për përdorimin e gjuhëve dhe statusi i ish luftëtarëve të UÇK-së, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat dhe përdorimi i simboleve kombëtare të shqiptarëve. BDI thotë se pa zbatimin e e plotë të Marrëveshjes së Ohrti nuk mund të ketë zhvillim ekonomik në vend. (alsat)
Shtuar më 23/05/2008, ora 02:06
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori