BDI preferon pasaporta me stemë të re
Pëlqej
Albeu.com
Pasaportat e reja pritet të shtypen nga shtatorin e këtij viti, kurse çështja e stemës së re do të shqyrtohet në njërën nga mbledhjet e kryesisë qendrore të BDI-së, që do të mbahen deri në fund të këtij muaji.Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) së shpejti do ta shqyrtojë çështjen e stemës shtetërore dhe do të propozojë që ky simbol të caktohet para shtypjes së pasaportave të reja. Këtë e ka paralajmëruar nënkryetari i BDI-së Rafiz Haliti.
Pasaportat e reja pritet të shtypen nga shtatori i këtij viti, kurse çështja e stemës së re do të shqyrtohet në njërën nga mbledhjet e kryesisë qendrore të BDI-së, që do të mbahen deri në fund të këtij muaji.
“Do të ishte mirë që në pasaportat e reja të mos qëndrojë stema e vjetër, një stemë e re. Kjo temë në Maqedoni është e hapur që 15 vite dhe është mirë që edhe ne në parti ta hapim atë”, thotë Haliti. Ai thotë se BDI nuk ka ndonjë propozim konkret për pamjen e stemës së re. “Me këtë çështje duhet të merren ekspertët”, thekson Haliti.
Edhe pse kanë kaluar 15 vite që nga pavarësimi, Maqedonia edhe më tej e përdor stemën të cilën e ka pasur gjatë kohës kur ka qenë republikë e ish RSFJ-së. Kjo stemë, mes tjerash, ka yllin pesëcepësh, simbolin e komunizmit.
Lidhur me çështjen e stemës së re ekzistojnë ndarje mes subjekteve më të mëdha politike maqedonase, por edhe në relacionet shqiptaro - maqedonase. Subjektet maqedonase janë të ndara për simbolin i cili duhet të qëndrojë në stemën e Maqedonisë, varësisht nga nëse janë me orientim proserb apo probullgar.
Ndërkaq subjektet shqiptare insistojnë që stema e Maqedonisë të përmbajë edhe elemente shqiptare.
nga Isen Saliu, Lajm
Shtuar më 19/02/2006, ora 19:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori