Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
BDI nuk ka frike nga zgjedhjet e parakohshme
Albeu.com
BDI-ja vlerëson se nuk është koha që vendi të shkojë në zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por nuk i frikësohet mbajtjes së tyre. Kështu deklaroi sekretari i BDI-së Abdylaqim Ademi duke bërë të ditur vendimin e partisë për të filluar takimet intensive me elektoratin.
Sipas tij, takimet me funksionarët e lartë të kësaj partie janë një mundësi e mirë për të dëgjuar problemet por edhe sugjerimet për përmirësimin e jetës së përgjithshme të qytetarëve.
“Kjo nuk është përgatitje për zgjedhje apo ndonjë fushatë parazgjedhore Qëndrimi i BDI-së lidhur me këtë çështje është i prerë –BDI-ja nuk i ikën verdiktit të popullit, këtë e dëshmuam edhe në 2008 kur edhe pse kishim shumicën e deputetëve në parlamentin republikan, kërkuam që edhe njëherë të marrim legjitimitetin e përfaqësimit të shqiptarëve në organin ekzekutivë. Por në këtë moment, sipas mendimit tonë, kur jemi në prag të përfundimit të procesit të integrimit të vendit tonë në integrimet euroatlantike, zgjedhjet do të ishin vetëm një ngadalësim i këtyre proceseve”, deklaroi Abdylaqim Ademi, sekretar i përgjithshëm i BDI-së.
Duke komentuar zërat për prishje të marrëdhënieve ndëretnike, Ademi theksoi se aktivitetet që po ndërmerr BDI-ja do të zhvillohen edhe në frymën e avancimit të mëtejmë të marrëdhënieve ndëretnike në vend.
“Incidentet e izoluara mos përdoren për politik ditore ose pika të panevojshme politike se kjo do të kthehet si bumerang, në suaza të këtij aktiviteti që paralajmërojmë, por dhe aktiviteteve tjerë do të bëjmë çmos në drejtim të avancimit të mëtutjeshëm të këtyre marrëdhënieve në vend”, shtoi Ademi.
Ndërkohë, sa i përket maqedonishtes për nxënësit shqiptarë që nga klasa e parë, Ademi ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së tij se BDI-ja është në vijë të njëjtë më atë që propozon dhe përkrah bashkësia ndërkombëtare dhe që ishte konkluzë e qeverisë e jo me vendimin e ministrisë së arsimit i cili në mënyrë parciale i qaset implementimit të strategjisë së propozuar nga bashkësia ndërkombëtare. (alsat)
Shtuar më 04/02/2010, ora 21:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori