BDI me rejting dyfish më të lartë nga PDSH-ja
Albeu.com
Partia më e madhe shqiptare në Maqedoni, BDI udhëheqë me rejting gati dyfish më të lartë në krahasim me PDSH-ne në anketën më të re të Institutit për Demokraci.Rezultatet e anketës së muajit maj të këtij instituti, të publikuara të hënën, flasin se BDI ka rejting prej 10.8 për qind, kurse PDSH rejting prej 5.7 për qind. Rezultatet e anketës flasin se edhe rejtingu i BDI-së edhe ai i PDSH-së në anketën e muajit maj kanë shënuar rritje në krahasim me anketat në muajin mars dhe prill. Në taborin politik shqiptarë edhe më i madh është dallimi kur është në pyetje rejtingu u liderëve partiak. Kryetarii BDI-së Ali AHmeti gëzon rejting prej 11.2 për qind, kurse kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi vetëm 4.5 për qind. Prej partive politike shqiptare në anketën e Institutit për Demokraci janë ranguar edhe Bashkimi Demokratik Shqiptarë (BDSH) me rejting prej 0.4 për qind dhe Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) me rejting prej 0.3 për qind.
Në taborin politik maqedonas edhe në anketën e muajit maj vërehet avantazh i lartë i VMRO-DPMNE-së në krahasim me LSDM-në. VMRO-DPMNE ka rejting prej 29.2 për qind, kurse LSDM rejting prej 9.8 për qind. Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski ka rejting prej 29.5 për qind, kurse kryetarja e LSDM-së Radmilla Sheqerinska, rejting prej vetëm 4.5 për qind. (Lajm)
Shtuar më 05/05/2008, ora 22:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori