Allegri këshillon Pirlon: Bentancur nuk mund të luaj në atë pozicion

Ish trajneri i Juventusi, Massimiliano Allegri ka foilur për situatën e “Zonjës së Vjetër”.

I ftuar në “Sky Sports” me disa analistë të tjerë, ai u ndal të flasë për pozicionin e Bentancur në fushë, i cili sipas tij nuk është i duhuri.

“Sipas mendimit tim, ai nuk mund të luajë para mbrojtjes”, tha ai.

“Mund të luajë një ndeshje, apo dy, por jo pesë”, shtoi ai.

“Edhe me mua luante në atë pozitë, por zihej në pozitë të keqe shpesh”, tha Allegri.

“Ka një ritëm të lojës të papërshtatshëm, sepse ndalet, mendon dhe pastaj luan”, përfundoi Massimiliano Allegri. /albeu.com/


Shtuar 22.03.2021 09:29