BDI, kërkesa për zgjedhje të parakohshme?
Pëlqej
Albeu.com
Burime të “Lajm”-it brenda partisë BDI thanë se në mesin e anëtarëve të kësaj partie janë paraqitur zëra të cilat kërkojnë prishjen e koalicionit me VMRO-DPMNE-në dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.nga Anila LIMANI*
Burime të “Lajm”-it brenda partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) thanë se në mesin e anëtarëve të kësaj partie janë paraqitur zëra të cilat kërkojnë prishjen e koalicionit me VMRO-DPMNE-në dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. “Nëse deri në fund të këtij viti nuk ndryshon funksionimi i Qeverisë, do të kërkojmë zgjedhje të parakohshme në pranverë bashkë me zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale”, tha ky burim, duke insistuar të mbetet anonim. Zyrtarisht këto informacione nuk janë konfirmuar as në BDI e as në Qeveri. Mirëpo siç marrim vesh, pakënaqësitë në BDI janë për shkak të sjelljes së partnerit të tyre të koalicionit, mosndriçimi i rastit të Brodecit, insistimi për procedimin e rasteve të kthyera nga Haga, si dhe mosndriçimi i vrasjes së Isa Likës-Komandant Ilirit. Revolta në radhët e BDI-së është shtuar edhe pas aksionit të fundit të ndërmarrë nga policia për burgosjen e ish ushtarëve të UÇK-së, me pretekstin e vrasjes së një polici në janar të këtij viti. Të dielën kryesia e BDI-së ka zhvilluar konsultime në të cilat është diskutuar edhe për rastet e fundit. Katër ish pjesëtarët e UÇK-së akuzohen për vrasjen e policit Zoran Markovski, vrasje kjo që ndodhi në janar të këtij viti në lagjen e Autokomandës. Dy prej të akuzuarve, Bekim Dardhishta dhe Ismail Ademi ndodhen në burgun hetues të Shutkës, ndërsa dy të tjerë Harun Aliu, kryetar i Alternativës Kombëtare, ish-pjesëtar i UÇK-së, i njohur si komandant Kushtrimi dhe një person tjetër inicialet e të cilit nuk i tregon policia, gjenden në arrati. “Gjykatësi hetues ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për katër persona, dy prej të cilëve janë të privuar nga liria nga ana e policisë dhe ata tashmë janë dërguar në burgun hetues në Shkup, ndërsa për dy të tjerët është caktuar masa e paraburgimit në mungesë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Ivo Kotevski. Ndërkaq, policia është duke kërkuar edhe Miftar Islamin i cili gjatë aksionit të së premtes në mbrëmje ishte ndalur nga policia dhe më pas ishte liruar. Pas vrasjes së policit Markovski, policia, vrau në oborrin e shtëpisë së tij Naser Nebiun nga fshati Haraçinë, pasi sipas policisë, ai kishte dhënë rezistencë gjatë arrestimit. Edhe Nebiu dyshohej për të njëjtën vepër penale.
* G. Lajm
Shtuar më 10/11/2008, ora 17:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori