BDI-ja dënon presionet mbi pjesëtarët e UÇK-së
Albeu.com
nga Abdilaqim AdemiBDI ja dënon ashpër presionet permanente që ushtrohen mbi pjesëtarët e UÇK së me vrasje, bastisje të shtëpive dhe maltretimet e anëtarëve të familjeve të tyre.Atentati ndaj Komandant Ilirit (Isa Lika) vitin e kaluar, maltretimi i anëtarëve të familjes së komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari nga ana e policisë në Çair të Shkupit, maltretimi i familjes së nderuar dhe të respektuar tetovare Halili dhe arrestimi i fundit i pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Fahredin Bushi në Tetovë, janë raste të mjaftueshme për të konstatuar qëllimin e kësaj qeverie, thuhet në një reagim të BDI-së. Njëherit "BDI ja i bën thirrje pushtetit jolegjitim që të ndërpres këto veprime kundër shqiptarëve dhe t`i lenë të qetë ushtarët e UÇK së, sepse konsiderojmë se në këtë mënyrë nuk kontribuohet në ndërtimin e besimit dhe stabilitetin në vend. Me këto veprime na i rikujtoni rastet e maltretimeve dhe atestimeve të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjet e tyre nga pushteti i atëhershëm që shumë pak dallojnë nga veprimet e tanishme. Këto dhe rastet tjera paraqesin akte të diskriminimit dhe revanshizmit të kësaj qeverie jolegjitime ndaj shqiptarëve". BDi i tërheq vërejtjen Gruevskit dhe siç thuhte, "vasalëve të tij shqiptarë, se në asnjë mënyrë nuk mund t`i nënshtroni shqiptarët dhe se nuk mund të fshiheni pas deklaratave për luftë kundër krimit dhe të nëpërkëmbni të drejtat legjitime të shqiptarëve". Në këtë reagim të BDI-së thuhet se "në këto momente të rëndësishme për proceset në rajon, askush nuk duhet të merr guximin dhe të tallet me të drejtat e shqiptarëve dhe të malltretojë pjesëtarët e ushtrive çlirimtare të shqiptarëve". "Ia bëjmë me dije Gruevskit dhe veçanërisht PDSh së se po luajnë me durimin e pjesëtarëve të UÇK së dhe të shqiptarëve. Për këto dhe të gjitha rastet e maltretimeve të pjesëtarëve të UÇK së, kryesia Qendrore e BDI së nesër, me 30 gusht 2007, do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme, ku do të ndërtojë qëndrim për mbrojtjen e vlerave të luftës dhe pjesëtarët e saj", thuhet në fund të reagimit të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Shtuar më 29/08/2007, ora 19:47
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori