BDI: Formohen grupe pune per te shqyrtuar kerkesat tone
Albeu.com
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka konfirmuar se bashkë me VMRO-DPMNE-në kanë formuar grupet e punës të cilat janë duke shqyrtuar kërkesat e tij dhe rreth të cilave po kërkohet një zgjidhje.
Burime brenda BDI-së njoftojnë se për t’u rehabilituar situata e krijuar në vend duhet sa më shpejtë që të harmonizohen qëndrimet mes partnerëve të koalicionit rreth këtyre çështjeve, rasteve të Hagës, Sopotit dhe statusit të UÇK-së. Për këtë të fundit nga partia e Ahmetit, deklarojnë se deri nga fundi i kësaj jave priten edhe rezultatet e para.

Nga VMRO-DPMNE-ja as nuk mohojnë por as pohojnë se ekzistojnë grupe pune, por shprehen se me partnerin e koalicionit kanë komunikimi të rregullt. Këtë ditë më parë pas takimit të liderëve e deklaroi edhe vetë kryeministri Gruevski.

BDI gjithashtu njofton se për rastet e Hagës do të ngrejë iniciativë për shqyrtim autentik të Ligjit për amnisti. Derisa për sopotasit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit, pritet edhe vendimi i Gjykatës Supreme, por nuk përjashtojnë as mundësin e ankesës në Gjykatën e Strasburgut.
Shtuar më 18/05/2010, ora 16:36
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori