BDI fillon llogaridhenien neper vendbanimet shqiptare
Albeu.com
Bashkimi Demkratik për Integrim sot ka filluar takimet me qytetarët në të cilat zyrtarët e lartë të kësaj partie në pushtet do të vizitojnë të gjitha vendbanimet me shqiptarë për të prezantuar punën e bërë por edhe për të ...... dëgjuar verëjtjet dhe sugjerimet e tyre për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen. Zëvendskryeministri Abdyaqim Ademi gjatë takimeve që kishte me banorët e komunës së Tearcës mohoi që këto aktivitete të kenë lidhje me zërat për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
“Jo, është krijuar një bindje se kur BDI del në teren do ketë zgjedhje të parakohshme. Unë them që nuk ka zgjedhje të parakohshme dhe ky është aktivitet i rregullt i BDI-së, sepse ne gjithnjë kur kemi qenë në pushtet kemi dalë para qytetarëve dhe kemi dhënë raport për atë çka është punuar dhe i kemi dëgjuar sugjerimet dhe vërejtjet e tyre. Kështu që nuk bëhet fjalë për aktivitet parazgjedhorë “, thekson zëvëndëkryeministri Abdylqim Ademi.

Ademi nga ana tjetër hodhi poshtë edhe akuzat e kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi i cili ditë më parë deklaroi se në në teren nuk ka vend për BDI-së pasi ai është zënë nga PDSH-ja. Zëvendëskryemintri Ademi tha se Menduh Thaçit nuk i ka mbetur tjetër pos prononcimeve nëpër media.
“Nëse kryetari i PDSH-së ka menduar se nuk ka kakrike për BDI-në nëpër kafene ajo është e vërtetë. Ne jemi këtu me popullin dhe shohim se bashkë me popullin mund të bisedojmë. Kemi një përkrahje dhe jemi shumë mirë të pritur, ashtu i kam informacionet edhe nga komunat tjera. Kështu që besoj se deklaratat e atij janë më tepër mundësi që ai të deklarojë diçka nëpër televizione në opinion sepse ai edhe nuk ka çka të deklarojë tjetër.”, u përgjigj Ademi.

Ndërsa kreu i PDSH-së Thaci, sot sërish ka komentuar takimet që realizon BDI me banorët, duke i cilësuar ato si përpjekje të kota për të përfituar elektoratin.
“Mendoj se është një tentim i kot për të emituar se në teren kanë një mbështetje, ata janë në fenomeni e zallit të gjallë sa më tepër do lëvizin aq më shpejt do fundosen”, vlerëson Menduh Thaçi.

Duke komentuar zërat për mbajtjen e zgjedhjeve të parakoshme parlamentare, Thaçi tha se partia e tij është e gatshme për zgjedhje.
“Jemi të gatshëm dhe mendojmë që është rruga më e mirë dhe më demokratike për ta rrëzuar këtë qeveri ”, shton Thaçi.

Ndërkohë takime me elektoratin ka filluar edhe VMRO-DPMNE-ja, por edhe kjo parti mohon që takimet e këtilla të kenë lidhje me zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nga ana tjetër lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski dje deklaroi se në Maqedoni gjithçka është e mundur përfshirë edhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakoshme në pranverë. (Bashkim Selmani, alsat-m)
Shtuar më 06/02/2010, ora 21:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori