Këto ishin fjalët e fundit të pilotit të Kobe Bryant

Piloti i helikopterit të Kobe Bryant që u aksidentua ditën e djelë me 9 persona në bord u ka thënë kontrollorëve të trafikut se po ngjitej lart për të shmangur një shtresë resh.

Ky ishte mesazhi i fundit audio i tij, përpara se mjeti fluturues të rrëzohej nga një lartësi mbi 300 metra në një zonë kodrinore.

Dy minuta më vonë, dikush në terren telefonoi policinë për të raportuar rrëzimin e një helikopteri.

Ara Zobayan kishte kërkuar dhe kishte marrë një leje speciale për të fluturuar në mjegull të dendur pak përpara se të ndodhte aksidenti që i mori jetën nëntë personave.

Hetuesit thanë po ashtu se helikopteri nuk kishte kuti të zezë. Por ata thanë se një iPag që përdorej për itinerarin e fluturimit, mund t’i ndihmojë.

Për momentin, zona ku ndodhi aksidenti po kontrollohet nga policia për shkak të vandalëve që duan të marrin gjëra për t’i shitur në rrjet.


Shtuar 28.01.2020 08:45