BDI dhe PDSH urojne zgjedhjet ne Shqiperi
Albeu.com
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kanë vlerësuar zgjedhjet e zhvilluara të dielën në Shqipëri. Zëdhënësi i PDSH-së Adriatik Imeri ka theksuar se Shqipëria si anëtare e NATO-s dhe vend kandidat për Bashkimin Evropian jo vetëm ...... që plotësoi të gjitha standardet demokratike evropiane, por edhe një herë ju tregoi të gjithë skeptikëve dhe armiqëve të Shqipërisë se shqiptarët janë popull me virtyte demokratike, se dinë të kultivojnë demokracinë dhe dinë të organizojnë zgjedhje të lira dhe demokratike.

“Në këta momente historike për Shqipërinë nuk është aq me rëndësi rezultati i zgjedhjeve, por me rëndësi është se fituan standardet dhe mbi të gjitha fituan shqiptarët”, ka deklaruar Imeri. Nënkryetari i BDI-së Rafiz Haliti e ka quajtur këtë si një fitore e gjithë shqiptarëve.

Ai ka deklaruar se “ne u urojmë gjithë subjekteve politike shqiptarëve për një kulturë zgjedhore e cila na bën pjesë e shteteve të përparuara si SHBA, BE-së dhe kjo është një fitore shumë e madhe për shqiptarët jashtë kufinjve të Shqipërisë“.”Pa dyshim që Shqipëria në këto zgjedhje shumë demokratike e trason rrugën drejt BE-së për gjithë shqiptarët që gjinden në shtetet përreth Shqipërisë”, ka theksuar Haliti. (ina/albeu)
Shtuar më 30/06/2009, ora 17:54
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori