BDI dhe LSDM do te bojkotojne zgjedhjet e parakohshme
Albeu.com
Nëse kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski shpall zgjedhje të parakohshme ato do të bojkotohen nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) dhe nga partia shqiptare në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).
Burime të sigurta të “Lajm”-it brenda LSDM-së bëjnë të ditur se kryetari i kësaj partie, Branko Cërvenkovski dhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, si ish partnerë të vjetër të koalicionit janë marrë vesh që nëse eventualisht shpallen zgjedhje të parakohshme ata ti bojkotojnë ato. Sipas të njëjtit burim, bojkoti është në interes të dyja palëve. “LSDM akoma se ka marrë mirë veten për tu përballur me Gruevskin dhe po kërkon kohë. Sa më shumë kohë që kalon aq më mirë për LSDM-në, pasi ajo vjen duke i forcuar pozitat e saj, ndërsa VMRO-së i dobësohen pozitat. Edhe BDI-së për momentin nuk i duhen zgjedhje të parakohshme, pasi koalicionimi me Gruevskin e ka rrëzuar atë shumë poshtë”, tha ky burim. Sipas tij, ideja për bojkotim të zgjedhjeve eventuale të parakohshme ka ardhur nga lideri i socialdemokratëve, i cili e ka bindur kryetarin e integristëve se për momentin edhe për ta më i dobishëm është bojkoti.
Edhe përkundër tentimeve të bëra, të martën nuk arritëm të kontaktojmë me zëdhënësit e LSDM-së dhe BDI-së për të konfirmuar këto informacione.
Për momentin partia e Ali Ahmetit ballafaqohet me për;arje nëse duhet ët lëshojë koalicionin qeveritar, ose të mbetet në koalicion me VMRO-DPMNE-në. Shkaktarë për gjithë këtë është pakënaqësia e një pjese të madhe të partisë për pozitën e BDI-së në koalicion. Vrasja në Radushë ka nxit përçarjet. Shpeshherë nga kjo parti dalin qëndrime të ndryshme të kryetarit, nënkryetarit dhe deputetëve.

Nënkryetarja partiake Teuta Arifi të martën publikisht ka kundërshtuar vendimin e kryetarit Aheti për të mbetur pjesë e koalicionit qeverisës.
“Një parti serioze si BDI ka se ku mundet të shkojë në rast se e lëshon Qeverinë”, deklaroi Arifi, duke aluduar në deklaratën e Ahmetit i cili pas takimit me ambasadorin amerikan Filip Riker, pyeti se ku mundet të shkojë BDI-ja nëse del prej Qeverisë. (lajm)
Shtuar më 26/05/2010, ora 11:26
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori