BDI dhe DR denojne deklaraten e Halimit per kishen
Albeu.com
Deklarata e nënkryetarit të PDSH-së Iljaz Halimi se nuk i pengon as ndërtimi i tre kishave në sheshin e Shkupit dhe se kryeqendra e shqiptarëve është Tetova dhe jo Shkupi, ka zgjuar reagimin edhe të partive politike shqiptare BDI, DR dhe BDSH.
Partia e Ahmetit përkujton Halimin se deri në vitin 1912, Shkupi ka qenë kryeqytet i Vilajetit të Kosovës.
“Dua ta njoftoj Iljaz Halimin se kryeqytet i shqiptarëve deri në 1912 ka qenë Shkupi, si kryeqytet i vilajetit të Kosovës. Kurse ne si BDi nuk do të meremi me politikë lokale, por do të meremi me politikë qendrore dhe gjithçka që ndërtohet në qytetin e Shkupit nuk do të jemi indiferent, do ta japim kontributin tonë që qyteti Shkupit dhe sheshi i Shkupit të pasqyron multi-etnicitetin, multi-konfesionalizimin dhe multi-kulturalizmin”, deklaroi Safet Neziri, deputet i BDI-së.

Ndërkohë, DR-ja akuzoi PDSH-së se ka lidhje të fshehta me VMRO DPMNE-në për realizimin e këtij projekti.
“Ekziston një fjalë popullore shqiptare që thotë “Çka thotë shpia e flet fëmija”. Definitivishtë edhe kjo ndodhi, u pa qartë se e gjithë politika shqiptare deri më tani është një manipulim i thjeshtë i popullatës, u pa thjeshtë se ajo që u tha mbrëmë nga ana e zotit Iljaz Halimi, tregon qartës e gjatë gjithë periudhës ka pasur marrëveshje ose të fshehta ose të drejtpërdrejta me partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE”, theksoi Besim Dogani, deputet i DR-së.
Ka reaguar edhe BDSH-ja e Bardhyl Mahmutit duke theksuar se kjo deklaratë nuk është qëndrim personal i Halimit, por qëndrim i PDSH-së.
“Deklaratat e përfaqësuesit të lartë dhe aparatçikut të PDSH-së dhënë në emisionit "Rruga drejt..." në ALSAT M më 11 shkurt të këtij viti dhe përpjekjet për të arsyetuar pjesëmarrjen aktive të PDSH-së në vendimet antishqiptare “të pyllëzimit” të territoreve shqiptare me kisha ortodokse sllavo-maqedonase, nuk janë vetëm deklarata të z. Iljaz Halimi, por nxjerrin në shesh politikën antishqiptare që zihet në Kuzhinën Dora (Selia Zyrtare) të PDSH-së”.

Halimi, në emisionin ‘Rruga drejt...’, tha se për PDSH-në nuk është problem ndërtimi i kishës në qendër të Shkupit pasi që në atë pjesë të qytetit 99% e qytetarëve janë maqedonas. Me këtë, nënkryetari i PDSH-së, pranoi se vendimi për ndërtimin e kishës në Sheshin e Shkupit, është marrë në kohën e qeverisjes se PDSH-së me VMRO-DPMNE-në në periudhën 2006-2008. Po atëherë sipas tij është marrë vendim për ndërtimin e një xhamie në sheshin e Tetovës. (alsat-m)
Shtuar më 12/02/2010, ora 22:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori