BBC tallet me Edi Ramën: Dikush ka harruar të marrë këpucët (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ia ka dalë sërish të tërheqë vëmendjen falë atleteve të bardha në takimet zyrtare.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër, në kuadër të një Samiti për Ballkanin Perëndimor.

E si gjithmonë kryeministri Rama ka zgjedhur të veshë atlete të bardha në një takim ku mbizotëron veshja zyrtare.

E kësaj here, Rama ka rënë në syrin e BBC ku me ironi ka komentuar atletet e kryeministrit të Shqipërisë të cilat nuk kishin si mos të binin në sy.

"Duket se dikush nuk ka marrë këpucët"- shkruan BBC, duke shtuar se Rama po shijon momentin. /albeu.com/
Shtuar më 11/07/2018, ora 09:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori