BB: 60 % e të rinjve janë analfabetë në matematikë
Sipas Bankës Botërore, 60 % e të rinjve shqiptarë janë analfabetë funksionalë në matematikë. Ky përfundm tashmë është përfshirë në raportin më të fundit të saj.

Duke iu referuar po këtyre të dhënave, BB del në përfundimin se ky është niveli më i lartë në rajon dhe në vendet e BE–së. Më pak se 60 % janë analfabetët funksionalë në matematikë edhe në Malin e Zi, 38 në Greqi dhe 39 në Serbi.

Me theks të veçantë në këto të dhëna, Banka Botërore jep edhe një arsye mjaft të fortë e cila lidhet me tregun e punës. Sipas saj, kjo shifër mbetet një ndër arsyet, pse të rinjtë shqiptarë hasin pengesa në tregun e punës. /albeu.com/

Shtuar më 22/01/2016, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori