Bazhdari: Largimi i Doshit nuk e dëmton PS-në në Shkodër
Kandidatja e mazhorancës për Shkodrën, Keti Bazhdari, thotë se e majta nuk do të dëmtohet në kryeqendrën e veriut me largimin e deputetit Tom Doshi.

"Partia Socialiste ka një elektorat solid dhe me vlera, ka mjaft figura me integritet, profesionistë dhe përfaqësues për shtresa të tëra të elektoratit. Nuk ka pse të dëmtohet nga largimi i asnjë individi. E vetmja gjë që mund ta dëmtojë një parti politike është frenimi i rregullave të lojës dhe konkurrencës", shprehet ajo, citon "Dita".

Bazhdari i është përgjigjur ndërkohë edhe pyetjes, nëse Doshi ka qenë kundër kandidimit të saj në Shkodër.

"Çdo individ, deputet apo jo, ka patur lirinë të shfaqë ambiciet e veta për të konkurruar për bashkinë e Shkodrës. Unë nuk ia kam kufizuar askujt këtë liri, as që më ka shkuar ndërmend. Natyrisht, as ambiciet e mia pozitive nuk ka pse t’i kufizojë kush. Pastaj çdo forcë politike apo koalicion forcash vendos kritere dhe përcakton përfaqësuesit e vet", ka thënë Keti Bazhdari. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2015, ora 17:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori