Bazë për luftëtarët e ISIS-it? Reagon për herë të parë Rama
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas lajmeve se në Shqipëri do të ndërtohet një kamp për rehabilitimin e ish- ushtarëve të ISIS.

Reagimi i tij ka ardhur pas shumë akuzave nga qytetarët të cilët i komentojnë në statuset e kryeministrit.

Rama deklaroi se këto zëra janë të pa vërtetë, sipas tij është një lajm i stisur nga opozita.

Komentuesi: Z.Kryeminister…reagoni me shpejte dhe prere per gjerat sensitive si kjo qe po lakohet ditet e fundit per qendrat e ISIS, mos lejoni te perpunohet opinioni”, shkruan qytetari.

Rama: E kemi sqaruar qe eshte nje fantazi e kthyer ne akuza dhe s’ka asgje te vertete, zero, por tregon se ne cfare katandie eshte opozita inekzistente e ketij vendi. /albeu.com/

Shtuar më 10/06/2018, ora 15:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori