BATUTAT/ Vëllai "shet" vëllain tek Rama: Ai është komunist, me atë bëj çfarë të duash (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ishte për vizitë në fshatin e Farkës në Tiranë ku i dorëzoi letrën e legalizimit familjes Qordja, të cilët hynë në katër shtëpi të reja pasi u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Se mos i shisni e futeni prap me ndonjë kabinë se këtu qenka bërë si hotel me 5 yje”, i tha Rama banorëve dhe më pas bisedoi me njërin prej tyre duke i treguar se detyra e tij ishte vetëm bacja.

Pjesë nga biseda:

Rama: I thash dhe atij cunit tjetër? E di detyrën ti bashkë me cunat e rinj?

Banori 1: Po.

Rama: Kush është detyra?

Banori 1: Me thënë të drejtën, na e keni marrë kësaj radhe…

Rama: Jo detyra politike. Ti do jesh shefi i Brigadës së cunave që bacen ta bëni yll. Ti ke gjithë jetën që punon m shpirt, them të punojnë dhe këta.

E kam merak, qajeni këtë bacen. Atë kabinën që keni ndejtur do e marrim ta cojmë tek partia jote.

Banori 2: Ajo është kabina e vëllait tim. Ai është anëtar partie, komunist i vjetër, me atë bëj cfarë të duash.
Shtuar më 22/10/2020, ora 18:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori