BATUTAT/ Rama merr Zahon në panair: Katunar, i njeh mirë kafshët! (VIDEO)
Tirana është gjallëruar falë panairit "Shqipëria punon tokën".

Këtë mbrëmje Rama ka marrë djalin e tij Zaho përdore dhe ka shkuar të vizitojë panairin.

Rama shihet teksa viziton të gjitha stentat njëra pas tjetrës, por u ndalën tek kafshët.

Zaho kërkoi të ushqentë një kalë të bardhë që ishte i gjinisë femërore me emrin Kristi.

“Eshtë katunar, i njeh mirë kafshët,”- thotë Rama për të birin.

Por i vogli i kryeministrit mesa duket kërkonte një tjetër kalë, Ponin.

“Ku është Poni?”- thotë ai.

Rama e gënjen duke i thënë se Poni ka shkuar të flejë gjumë. Zaho merr një copë mollë dhe e ushqen kalin teksa dëgjohet duke thënë: Më mban dot?

Shtuar më 16/11/2019, ora 20:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori