BATUTAT/ Plot ironi e humor, dibrani i moshuar zmbraps keq Ramën
Kryeministri Edi Rama nuk është pritur dhe aq mirë në Dibër, Lurë.

Një i moshuar plot humor e ironi nuk ka kursyer t'ia thotë Ramës në sy të gjitha problemet duke nisur nga ujë e drita e deri te pensioni.

Replikat pikante:

I moshuari: Rrugë e drita duam ne, me 5 centrale që i jep Shqipërisë Lura s’ka drita, pa u fik tre herë dritat nuk kanë ndenjt.

E dyta, jam duke të tregu, jam demokrat i orëve të para, i persekutuar, kur vdisnin njerëzit, varret ua bëjsha vetë, gjithmonë, zoti ministër po bëre gje për Lurën...

Rama: Ai kryeministër është vetë, ne të tjerët jemi ministra. Atyre që ia ke dhënë votën pa pushim të kanë bërë gjë, pse ia keni dhënë, pse s’e ndërrove njëherë

I moshuari: E kisha vetëm për socializmin, ai më ka luftu.

Rama: Ty të ka luftu komunizmi, jo socializmi

I moshuari: Nuk do të flas për interesa personale, në atë kohë edhe ditën e dielë punojsha.

Unë marr 5 mijë e 500 lekë pension, faleminderit katër fëmijëve se unë do kisha vdek për bukë, s’e ke fajin ti se as partia ime s’mori asnjë masë.

Sa ta marri Saliu pushtetin, pushon të tujtë, sa e merr ti pushon ata... Unë jam i kënaqur se jam me gjysmën e Shqipërisë të perskeutum (me ironi).

Rama: Ata të mitë thonë s’dole gjë s’ke pushu asnji. Ti votën coje aty ku e cove gjithmonë, por për Lurën unë do e bëj atë që kam thënë, ti votën atje

I moshuari: Do e coj atje por s’do i them njeriu voto si puna ime

Rama: Me votën tënde pa votën tënde ne e fitojmë prapë. /albeu.com/
Shtuar më 16/06/2018, ora 12:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori