BATUTAT/ Noka: As te maja e këpucës nuk më afrohen. S'ka lind ai që ma ndërpret (VIDEO)
Gjatë seancës së sotme në Komisionin Hetimor Parlamentar për pajisjen e përgjimit MSI Catcher, ishte thirrur si dëshmitar zyrtari i Policisë së Shtetit, Ardian Çipa.

Ky i fundit nuk i është përgjigjur me detaje pyetjeve të kryetarit të Komisionit, Flamur Noka, apo anëtarëve të tij, për shkak se e vetmja që gjë tregonte ishte se dëshminë ai e kishte dhënë në Prokurori.

"Kodi i heshtjeve të vendosur nga ministri, drejtori, s’e them unë, është një gjë që u bë publike që dje në mëngjes që filluam komisionin dhe po vazhdon, kanë të gjithë një zhargon të përcaktuar qartë me të cilin i përgjigjen komisionit.

Kodi i heshtjes nuk shpëton asnjë njeri, është e rëndë që të funksionojë te ministri dhe drejtuesit e lartë të policisë, kodi i heshtjes është kodi i mafias, s’bën vaki në asnjë vend të botës se që këtu ka hije të mëdha dyshimi në funksionimin e shtetit ligjor”, tha Noka.

Më pas nisën edhe batutat mes Nokës dhe anëtarëve socialistë të komisionit.

Noka iu drejtua Xhemal Qefalisë pas një pyetje që ky i fundit i bëri Çipës:

"Po shyqyr që erdhët ju dhe sollët shtetin, i sollët të gjitha se nuk ka pasur shtet para 2013-ës, erdhët ju sollët shtetin, krimin, drogën".

Teksa në replikë e sipër, kur Qefalia e quajti “kryetar të nderuar që i ka shfaqur cilësitë kur ka qenë ministër”, Noka i tha:

“Lëri shfaqjet me mua, se mua as te maja e këpucës nuk më afrohen këta e ata që do vijnë”.

“Mua nuk ka lind ai që ma ndërpret, Spartakut po, por mua jo. Me mua s’bën vaki”, tha me tej Noka. /albeu.com/


Shtuar më 13/12/2016, ora 11:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori