Batutat e Ramës për Roshin: "Ftoj kriminelin që drejton Kavajën” (VIDEO)
Duket se batutat që ka bërë muaj më parë kryemimistri për Roshin, sot i janë kthyer si një shuplakë e fortë. Video në fjalë i përket disa muajve më parë, kur Edi Rama ishte në Kavajë gjatë një takimi për anëtarësimet e reja në PS.

Në një moment ai fton në skenë kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako dhe kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi.

Për këtë të fundit Rama ka thënë: “Ftoj kriminelin që drejton Kavajën”.

Rama nisi të tallej me ligjin e dekriminalizimit, duke thënë se “mezi po pres zbatimin e ligjit, që ti çoni letër Lulit dhe ti thoni: po ky si shpëtoi mo?”. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2016, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori