Batutat e Ramës në Korçë: Se mendoja kurrë se do bëja Romeon për të takuar Lulin
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Kryeministri Edi Rama ishte sot në qytetin e Korçës në një takim me gra dhe vajza. Gjatë fjalës së tij ai nuk i kursyer Batutat. Kryeministri e thumboi sërish kryedemokratin Basha kur tha se në arritjen e marrëveshjes i është dashur të bëjë rolin e Romeos.

“Se do vinte dita që do bëja Romeon në këtë moshë dhe do e bëja për të takuar Lulin do thosha këtë nuk do e bëja kurrë”,- u shpreh ai.
E ndërsa shpërthyen të qeshurat, kryeministri ia pasoi me këtë shprehje “Nuk do prisnim të na vinin shkesët që thonë merre mo se është e mirë shikoje njëherë vajzën”.

Duke folur për marrëdhënien në vazhdim me kreun e opozitës, Rama shtoi se: “Do kemi një dialog institucional mes kryetarit të qeverisë dhe opozitës dhe kjo është diçka që njerëzit mezi e kanë pritur. Por ka edhe nga ata që merren me fjalë, merren me pazare leku, byreku keku vetëm par atë punë dalin në tv”,- shtoi Rama. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2017, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori