Batutat e Ramës: Çfarë bën ti që qenke i vogël si Erion Braçe?
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme u bë pjesë e një familje, pjestarët e së cilës vuajnë nga diabeti.

Gjatë vizitës ai u ka dhënë lajmin e mirë se buxheti i vitit 2018 rimburson jo vetëm insulinën për diabetikët e çdo moshe, por edhe fishat e diabetit për të gjithë fëmijët e Shqipërisë.

Gjatë bisedës, kryeministri ka kujtuar kohën kur ishte kryetar bashkie dhe hipte ne taksi.

“Më vjen shumë keq që jam shkëputur nga taksitë, se një herë në dy tre muaj kur isha kryetar bashkie se rrija dhe natën që shifja punimet e pastrimet edhe shkoja me një taksi edhe i thosha jepi tani…aty merr vesh cdo gjë”- tha Rama duke iu drejtuar të zotit të shtëpisë që punonte taksixhi.

Gruaja-Ramës: Po gjete ndonje qe flet shume, po ky nuk flet shumë.

Rama: Ti hypi një herë në makinë unë këtij e të shohim pastaj. Ka përmirësim të madh s’janë më si më përpara, dikur bënin policët taksinë, i binin në qafë atyre që ishin taksixhi.

Rama: Ca bën ti qenke si Erjon Bracce, i vogël fare. Shih si ta ka kaluar motra. Prandaj dhe flokët i mban përpjet ti, që të zgjatesh pak dhe të arrish motrën.

Rama: Rri se ishe mire me rritjen, mos na kujto plakjen se na shkaterrove fare. Ne rritemi nuk plakemi. /albeu.com/


Shtuar më 14/11/2017, ora 13:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori