Batuta e radhës nga Rama për Zahon: Është king, kontributin maksimal e dha Linda
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama është i njohur për batutat e tij dhe të njëjtën gjë, ka bërë edhe me gazetarët sot, referuar lindjes së Zahos.

Rama ka falenderuar bashkëshorten e tij Linda, për sjelljen në jetë të djalit të tyre, Zaho.

"Ai është shumë king. Ju falenderoj ju të gjithë, ata që në pafundësi kanë bërë urimet e tyre për këtë ngjarje kaq të posaçme në jetën time, në jetën tonë familjare dhe mbi të gjitha të falenderoj në mënyrë më të posaçme Lindën.

Se në fund të fundit, dhashë një kontribut minimal, ndërkohë që kontributin maksimal e dha Linda", deklaroi kryeministri, me nota humori. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2014, ora 13:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori