Sherr me armë zjarri në Elbasan, shpallet në kërkim anëtari i fisit Çapja

Një konflikt i dhunshëm raportohet të ketë ndodhur në Elbasan. Ambri Sinakoli dhe Erion Çapja janë zënë me dy vëllezër. Pas ngjarjes  Ambri Sinakoli dhe Erion Capja u arratisën, e për pasojë janë ne kekrim nga policia.

Sherri ka agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit, të përdorur nga njëri nga dy të shpallurit në kërkim.

Personi në fjalë qëlloi në ajër, e më pas u arratis. Gjithashtu në kërkim janë shpallur edhe dy persona të tjerë për moskallëzim krimi dhe përkrahje të 2 shtetasve të shpallur në kërkim, që u zunë me dy vëllezërit.

Po ashtu ppolicia ka arrestuar edhe një 40-vjeçar, Marvis Preçi për përkrahje të 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti me të cilin qarkullonin shtetasit A. S. dhe E. Ç.

Njoftimi policisë

Elbasan

U konfliktuan me 2 shtetas (vëllezër), për motive të dobëta, dhe gjatë konfliktit dyshohet se njëri prej tyre ka qëlluar në ajër, me armë zjarri, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetasit e implikuar në këtë rast.

Vijon puna për kapjen e tyre. Vihet në pranga një 40-vjeçar, për përkrahje të 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Shpallen në kërkim edhe 2 shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi dhe përkrahje të 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas marrjes së njoftimit se për shkak të një konflikti të çastit ndërmjet 4 shtetasve, ishte qëlluar me armë zjarri në ajër, kanë organizuar punën për identifikimin e shtetasve të përfshirë në konflikt dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

Nga veprimet e shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve A. S., 28 vjeç dhe E. Ç., 44 vjeç, pasi dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, pas një konflikti të çastit me shtetasit U. G., 30 vjeç dhe M. G., 25 vjeç (vëllezër).

Vijon puna për kapjen e shtetasve A. S. dhe E. Ç., si dhe për përcaktimin e përgjegjësisë penale të secilit prej tyre. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 40 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si edhe shpallën në kërkim shtetasit H. M., 23 vjeç, dhe M. G., 37 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti me të cilin qarkullonin shtetasit A. S. dhe E. Ç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./albeu.com/