Baton Haxhiu: Edi Rama merr 73 mandate pa asnjë problem
Opinionisti Baton Haxhiu, ka qenë i ftuar së fundmi në studion e ABC News, ku ka folur për zgjedhjet e ardhshme dhe ka paraqitur një sondazh.

Haxhiu ka shprehur bindjen se PS mund të marrë pa problem 73 mandate, por mund të shkojë deri në 76, duke mos patur nevojë për koalicion me ndonjë parti tjetër, për të siguruar mandatin e tretë.

“Nuk besoj se do të ketë problem që PS të sigurojë 70+ mandate.

Mendoj se PS mund të humbë një deputet në Durrës dhe një në Gjirokastër, por mund të fitojë një ose dy të tjerë në Tiranë, për të kompensuar.

Partia Socialiste minimumi mund të ketë 73 mandate dhe maksimumi mund të shkojë deri në 76 mandate…”, deklaroi Haxhiu.
Shtuar më 09/11/2020, ora 19:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori