Parashikimi i motit për datën 15 prill 2023

Vijon edhe për këtë fundjavë vendi ynë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Ditën e shtunnë moti parashikohet kryesisht me kthjellime por edhe alternime vranësirash deri të dendura në orët e mesditës dhe pasdites.

Këto vranësira në zonën e qendrës dhe veriut do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe afatshkurtra ndërsa lokalisht nuk do të mungojnë shtrëngatat.