Bastiset edhe Devolli Group
Albeu.com
Policia e EULEX-it ka bastisur shtëpinë e pronarit të kompanisë , “Devolli Group”, Shkëlqim Devollit, ndërkohë që bastisja e nisur në ora 10-të të së enjtes është duke vazhduar edhe më tej në ...... disa nga ambientet e kompleksit biznesor të kësaj kompanie. Shtëpia e Devollit është vënë nën rrethim pak para orës 10-të mëngjesit, ndërkohë që policët e EULEX-it janë siguruar nga jashtë prej karrabinierëve italianë.

Në kohën sa po bëhej bastisja karrabinierët nuk kanë lejuar mediat të afrohen afër shtëpisë, cak i bastisjes. Kanë pranuar se është një bastisje nga policia e ELEX-it, ndërkohë që nuk kanë dhënë detaje se përse po bëhej ajo. Në të njëjtën kohë një bastisje e ngjashme është duke ndodhur edhe në kompleksin biznesor të kësaj kompanie, që është në dalje të Pejës, bri magjistrales Pejë-Prishtinë.

Ndërkohë, Kompania DEVOLLI Group, në kuadër të së cilës funksionon edhe operatori “Z Mobile”, përmes një komunikate “dëshiron të njoftojë se sot ka pasur një kontroll të paparalajmëruar nga përfaqësues të EULEX-it.

DEVOLLI Group me këtë rast u ka mundësuar përfaqësuesve të EULEX-it qasje të lirë për kontroll, duke iu përgjigjur kërkesave të parashtruara prej tyre.

DEVOLLI Group është i kënaqur me sjelljen e përfaqësuesve të EULEX-it gjatë kontrollit dhe e konsideron qasjen e tyre shumë korrekte.

DEVOLLI Group, si dhe deri më tash, do të vazhdojë të jetë krejtësisht transparent , nëse kjo do të kërkohet në të ardhmen nga EULEX-i”, përfundon komunikata e nënshkruar nga Ismet Bojku, drejtor i kësaj kompanie.
Shtuar më 15/07/2010, ora 15:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori